Basha: Në shtator nisim fushatën drejt fitores

04 gusht 2020 | 11:46

Pas Kryesisë, ishte edhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike (PD) që ka miratuar përbërjen e Komisionit të vlerësimit të kandidatëve të PD, pjesë e të cilit janë personalitete politike të kësaj partie dhe përfaqësues të shoqërisë civile e botës akademike.

Sipas vendimit të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, Komisioni përbëhet nga: Bujar Nishani, ish-president i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm, Genc Ruli, ish-ministër, Enriketa Papa, pedagoge, historiane dhe studiuese e krimeve të komunizmit dhe  Mark Marku, pedagog, ish-deputet.

Me këtë rast, lideri i PD-së, Lulzim Basha, e ka vlerësuar lart përbërjen e këtij komisioni. “Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes këtij procesi ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim”, ka thënë Basha gjatë mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Ai ka thënë se anëtarësia e PD-së do ta thotë fjalën e saj përsëri në shtator, kohë kjo kur opozita do ta nis fushatën elektorale. “Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas përzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitoren e zgjedhjeve dhe hapjen e një kapitulli te qeverisjes për qytetarët dhe me qytetarët”, është shprehur Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali i Përgjithshëm i Pejës është duke trajtuar  57 pacientë…