Basha pas takimit me Palmerin: Përkushtim i përbashkët për demokraci dhe mirëqeverisje

09 prill 2019 | 17:41

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, pas takimit me zëvendësndihmëssekretarin amerikan Matthew Palmer, nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter”, ka treguar se për çfarë ka biseduar me zyrtarin e lartë të ShBA-së, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Tiranë.

“Bisedë e hapur dhe konstruktive me Matthew Palmer mbi situatën: mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, pandëshkueshmëria, krimi, korrupsioni dhe kriza politike. Përkushtim i përbashkët për demokraci, shtetin e së drejtës dhe mirëqeverisjen si rruga e vetme për stabilitet dhe Shqipërinë në BE”, ka shkruar Basha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia turke ka bërë me dije se ka arrestuar më…