Basha uron Talat Xhaferin për postin e kryeministrit: Pa vizionin e Ali Ahmetit do të ishte e pamundur

28 janar 2024 | 14:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, e ka uruar Talat Xhaferin, për zgjedhjen e tij si kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Ai ka deklaruar se pa vizionin, përkushtimin dhe vendosmërinë e Ali Ahmeti, kjo do të ishte e pamundur.

“Roli konstruktiv dhe përkushtimi ndaj vlerave euroatlantike i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ka qenë përcaktues për anëtarësimin në NATO dhe në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Maqedonia e Veriut dëshmoi sot një standard shembullor për bashkëjetesën ndëretnike dhe rolin e shqiptarëve si faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.  Duke i uruar suksese kryeministrit Talat Xhaferi, shpreh shpresën dhe besimin që rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë pa u ndalur”, ka shkruar Basha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Talat…