Konjufca uron Xhaferin: Arritje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët

28 janar 2024 | 14:41

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Talat Xhaferin pas zgjedhjes si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Konjufca ka thënë se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër është arritje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

“Talat Xhaferit ia uroj pozitën e re të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, këtë arritje të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Deri dje ai udhëhoqi shkëlqyeshëm Kuvendin e këtij vendi mik. Kryeministri shqiptar, sado me kompetenca dhe kohë të limituar, thyen një barrierë të perceptimit për këdo. Urojmë që kjo përgjegjësi e re t’iu shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim. Bërja e Z. Xhaferi kryeministër deri në realizimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut vjen si mundësi që pjesëmarrja dhe integrimi i plotë i shqiptarëve të vlerësohet si synim i pashmangshëm, aq sa edhe përparimtar, prej të cilit përfiton më së miri vetë Maqedonia e Veriut. Urime z. Xhaferi dhe suksese në detyrën tuaj, duke shpresuar dhe besuar se kjo do t’i hap rrugën ndryshimeve të përparimit të vazhdueshëm politik!”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…