Basha vazhdon aktivitetin politik: Situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët

27 maj 2023 | 15:54

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, një grup anëtarësh të PD-së në degën 2 në Tiranë.

Ai ka bërë me dije se zhvilluan një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku iu përgjigj pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre.

“Këtë do ta bëj me të gjithë pjesëtarët e familjes sonë politike. Por unë nuk do të bëhem kurrë pjesë e baltosjes, edhe kur të vazhdojnë siç kanë rinisur me të njëjtat sulme, gënjeshtra e mashtrime. Sepse rruga që kalon përmes politikës së vjetër të baltës, akuzave dhe banalizimit të çdo debati publik na mban në vendnumëro dhe nuk mund të sjellë kurrë ndryshim për njerëzit”, ka shkruar Basha në “Facebook”.

Ai ka theksuar se ka bërë një hap pas, sepse nuk dëshironte një luftë të brendshme, “i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët”.

“Dhe ishte gjëja e duhur. Por ja ku jemi. Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët. Prandaj e ndjej për detyrë t’i përkushtoj energjitë e mija për një opozitë të vërtetë në shërbim të njerëzve. Vetëm një alternativë e qartë, që ka në qendër hallet e qytetarëve dhe jo ato të politikanëve mund të sjellë ndryshimin e vërtetë”, ka shkruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zhbllokuar herët ndeshja e barazhit të Ligës së Parë…