Bashkimi e fitoi derbin ndaj Ponte Prizrenit

27 mars 2019 | 23:31

Bashkimi ka shënuar fitore në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të xhiros së XXIV në Superligën e Kosovës në basketboll. Në “Sezai Surroi” takimi ka përfunduar me rezultat prej 84:91 (20:24, 13:29, 26:19, 25:19).

Më të dalluarit te Bashkimi ishin Jordan Capps me 26 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime, Drilon Hajrizi me 15 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime dhe Michael Martin me 15 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime.

Në anën tjetër, të Ponte Prizreni Malcolm Canada ishte me i dalluari me 25 pikë, 11 kërcime dhe 8 asistime.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës dhe ish- kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu…