Sejdiu: Po kam presion të madh për të kandiduar për kryetar të LDK-së

27 mars 2019 | 23:15

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish- kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka thënë se ka presion të madh pozitiv nga anëtarësia e këtij subjekti për të kandiduar për kryetar të LDK-së.

Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se kjo pjesë e anëtarësisë që “po i bëjnë presion” për kandidim do t’i kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.

“As nuk kam lëshuar LDK-në e as nuk kam kërcënuar si dikush se mund ta ndajë partinë. Këtë qëndrim e kamë mbajtur për shkak të besimit që kam pasur në LDK”, tha ai.

Sejdiu ka thënë se nuk ka pasur ndonjë komunikim me familjen Geci që kanë dalë publikisht në mbështetje të ndonjë kandidature të mundshme për kryetar të LDK-së.

“Shpreh respektin tim për qasjen që ka pasur familja Geci, por nuk është diçka që ka pasur ndonjë koordinim me mua për këtë çështje”, tha ndër të tjera Fatmir Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet çerekfinale të…