Bastiset edhe banesa e prindërve të Artan Behramit

31 tetor 2023 | 13:48

Ka nisur bastisja e banesës së prindërve të Artan Behramit, ish-këshilltarit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Bastisja po kryhet me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuar të Gjykatës së Hagës.

Bastisja në banesën e ish-këshilltarit Behrami, ka nisur në ora 07:00 të mëngjesit derisa sipas informacioneve, ajo ka përfunduar në orën 12:00.

Ende nuk dihet nëse hetuesit kanë konfiskuar ndonjë gjë nga bastisja.

Kjo vjen një ditë pasi ai kishte reaguar ndaj aksionit të zhvilluar në shtëpitë e Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt, të dy po ashtu ish-këshilltar të Hashim Thaçit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Minatori i “Trepçës”, Sami Peci, ka folur para deputetëve të…