Batatina: Jemi me meritë në finale, duam trofeun e Kupës

25 maj 2022 | 16:49

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se skuadra e tij më mërit është në finale të Kupës, pasi ka mposhtur skuadra cilësore. Ai është optimist se Llapi do të arrijë të mbyllë sezonin me trofe.

“Lojtarët janë në formën e duhur. Kemi kontingjent cilësor që e kanë bart barrën kryesore gjatë tërë edicionit. Jemi të bashkuar dhe kemi harmoni brenda grupit më shumë se çdo skuadër tjetër. Kemi ardhur deri këtu duke eliminuar skuadra të mëdha dhe kjo na jep motiv shtesë për sukses”, ka thënë Batatina, i cili ka thënë se objektivi i Llapit ka qenë që të arrihet Evropa dhe tani kur është arritur ky objektiv synon që mos ta mbyll edicionin pa trofe.

Finalja e Kupës mes Llapit dhe Dritës zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 35 milionë eurove…