Bayerni kompleton transferimin e Sanes

02 korrik 2020 | 23:08

Leroy Sane edhe zyrtarisht është lojtar i Bayern Munich.

Futbollisti tashmë ka braktisur Manchester Cityn për t’iu bashkuar gjigantit gjerman dhe tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.

Sane madje ka pozuar me fanellën e Bayern Munich, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Raportohet se Bayerni dhe City kanë arritur marrëveshje për Sanen për një shumë fillestare prej 49 milionë eurove, e cila mund të rritet në 60 milionë euro me bonuse bazuar në paraqitjet e anësorit gjerman.

Besohet se ai do të ketë pagë të majme vjetore, plot 22 milionë euro në Bayern, më shumë seç ishte i gatshëm t’i ofronte City.

Gjatë qëndrimit në Etihad ai ka bërë 192 paraqitje për Cityn, a shënuar 52 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kukësi dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një…