Bayerni kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë

01 shkurt 2023 | 22:46

Bayern Munchen ka arritur që lehtësisht të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

“Bavarezët” në 1/8 e finales së Kupës e eliminuan Mainzin duke e mposhtur me rezultat të thellë 0:4.

Bayerni e kreu punën qysh në pjesë të parë kur realizoi tri herë përmes Choupo-Moting (17’), Musiala (30’) dhe Sane (44’). Qysh në debutim me Bayernin, Joao Cancelo la gjurmë, duke asistuar në golin e parë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë Bayerni shënoi edhe njëherë përmes Anthony Davies në minutën e 83-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në Ligën Unike…