Bayerni në bisedime me De Zerbin

26 mars 2024 | 12:02

“SportBild” bën të ditur se Bayern Munichu ka hapur bisedimet paraprake me trajnerin e Brightonit, Roberto De Zerbi pasi Xabi Alonso duket se ka gjasa të qëndrojë në Bayer Leverkusen edhe për një sezon tjetër.

Drejtorët e Bayern Munichut kanë hapur bisedimet paraprake me trajnerin italian De Zerbi.

Spekulimet nga Gjermania pretendojnë se Bayerni është i hapur për të paguar klauzolën prej 13 milionë eurosh të De Zerbit, por italiani nuk është i vetmi kandidat për këtë rol.

Bayern ka prioritet Xabi Alonson, por ish-reprezentuesi spanjoll duket se do të qëndrojë në Bayer Leverkusen edhe për një sezon, prandaj kampioni gjerman ka kontaktuar me De Zerbin.

Gazetari Christian Falk raportoi më herët në mars se drejtori i ri i Bayern, Max Eberl, e sheh De Zerbin si një opsion “shumë interesant”.

Sipas “Bild”, Bayern Munich dëshiron të arrijë një marrëveshje me një trajner të ri deri në muajin maj për të planifikuar sezonin e transferimeve verore.

Bayern Munchen njoftoi në shkurt se Thomas Tuchel do të largohej nga “Allianz Arena” në fund të sezonit aktual.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte përballet me në miqësore…