Bayerni nuk heq dorë nga Sane

27 shtator 2019 | 21:50

Leroy Sane ishte dëshira e madhe e Bayern Munichut në afatin kalimtar veror. Kampionët në fuqi të Gjermanisë kishin tentuar gjatë për ta transferuar atë, por që oferta e tyre më e lartë ishte 80 milionë që u refuzua nga Manchester City.

Në momentin që “bavarezët” po bëheshin gati për të dërguar një ofertë prej 100 milionë eurosh te City, Sane pësoi një lëndim të gjatë. Reprezentuesi gjerman do të jetë jashtë fushave deri në janar, ndërsa presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, ka folur për transferimin e tij.

“Ne ishim shumë të interesuar për ta transferuar Sanen por, fatkeqësisht, ai pësoi një lëndim. Ne do të tentojmë përsëri transferimin e tij, por fillimisht duhet të presim e të shohim se si po shkon shërimi i tij”, ka deklaruar Hoeness.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni Florin Krasniqi, ish-deputet i Vetëvendosjes, që jeton në Amerikë,…