Bayerni nuk ka pasur interesim për Ronaldon

25 gusht 2022 | 11:09

Cristiano Ronaldo mbetet një temë e nxehtë e merkatos me sulmuesin që ende nuk po arrin të largohet nga Manchester Unitedi për ta shijuar edhe një sezon më shumë si protagonist në Ligën e Kampionëve.

Një nga klubet e përmendura gjatë kësaj vere si destinacion i mundshëm për luzitanin ishte edhe Bayern Munchen. “Bavarezët” kurrë nuk e pranuan interesimin për CR7 dhe së fundmi drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamidziq, theksoi se bordi vendosi kundër transferimit të 37-vjeçarit.

“Sulmi i skuadrës sonë është i plotësuar, kemi tetë lojtarë për katër pozicione. Kemi në organikë lojtarë nga më të mirët në qarkullim në moshën e tyre më ideale. Kemi talente dhe duhet t’u sigurojmë edhe atyre minuta. Kështu, sa i takon Ronaldos, bordi i klubit vendosi të vijojë me këtë projekt, ndaj firma me portugezin nuk ishte kurrë një opsion. Jemi të lumtur se si është e ndërtuar skuadra”, ka thënë Salihamidziq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit është e motivuar për ta shkruar historinë…