Bebe Rexha tregon se Katy Perry e ndihmoi ta largojë stresin e rrjeteve sociale

21 qershor 2019 | 10:56

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka thënë se këngëtarja Katy Perry e ka ndihmuar atë të kalojë disa komente negative që i mori në rrjetet sociale.

Këtë e tha Rexha në një  intervistë për “The Sun”. Rexha tha se ishte në një tur në Brazil bashkë me Perryn, ndërkohë ajo e këshilloi atë në këtë aspekt.

“Ato ditë isha në depresion, ndërkohë lexova një ‘Tweet’ ku më qeshën, nga kjo u nervozova dhe u stresova shumë. Kështu Katy ishte pranë dhe më tha që nuk duhet të merrem me këso komente”, ka treguar Bebe Rexha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët institucionalë në Kosovë kanë vënë në pikëpyetje mbajtjen e…