Bedri Hamza viziton familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi

10 prill 2024 | 17:34

Kandidati i PDK-së për Kryeministër dhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin, Arian Tahiri kanë shkuar për vizitë tek familja ish-presidentit Hashim Thaçi.

Nga aty Hamza ka uruar Bajramin, ku ka thënë se bisedat me babain dhe familjen e Thaçit janë gjithmonë miqësore dhe familjare.

“Bisedat me bacin Haxhi dhe gjithë familjen e Presidentit janë gjithmonë miqësore dhe familjare. Megjithatë, ndjenjë e përzier. Presidenti mungon!”, ka shkruar Hamza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në botën e futbollit, “Topi i Artë” qëndron si kulmi…