Behrami: Kurti dëshiron ta udhëheqë Kosovën si ushtrues detyre sepse nuk ka përgjegjësi

21 prill 2026 | 14:34

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron ta udhëheqë vendin si ushtrues detyre.

Ai në hollin e Kuvendit të Kosovës është shprehur se Kurti si ushtrues detyre nuk ka përgjegjësi.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta dinë që zoti Kurti dëshiron ta qeverisë Kosovën me ushtrues detyre. Sepse aty nuk ka përgjegjësi. As nuk ka parlament me mbikëqyr, as nuk ka Amerikë me thënë ‘implemento marrëveshje’, as nuk ka Bashkim Evropian me thënë ‘ti duhesh me ndjek rrugën e Bashkimit Evropian’. Pra, aty është konfor, në xhipat e tij 500 mijë euro të blinduar edhe me xhama të zi. Pra, aty ai ndihet i rehat. Edhe kështu do të mundohet ta vazhdojë qeverisjen”, ka thënë Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari,…