Bekim Jashari falënderon qytetarët e Drenicës për protestën kundër Vuçiqit

09 shtator 2018 | 13:47

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar qytetarët e Drenicës për protestën dinjitoze kundër moslejimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, që ta vizitojë fshatin Bajë.

“Pas protestës nga një kafe me bashkëpunëtorë, miq dhe qytetarë, çdo herë bashkë me qytetarët. Faleminderit qytetarëve të Drenicës për protestën e qetë dhe dinjitoze. Qytetarët serb të fshatit Bajë janë të qetë dhe të sigurt, të gjithë ata që nuk i kanë duart e zhytura ne gjak. Presidenti i Serbisë duhet të kërkoj falje për vuajtjet dhe gjakderdhjet që ka shkaktuar shteti serb”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Fjala ka organizuar një aksion simbolik të titulluar “Pampersa…