Bekteshi: Kemi përgatitur legjislacionin kyç në fushën e energjetikës

08 korrik 2022 | 13:36

Ministria e Ekonomisë ka përgatitur legjislacionin kyç në fushën e energjetikës i cili përfshin masa reformuese për përmbushjen e synimeve të strategjisë së energjisë në përputhje me pakon e tretë të Direktivave për energjinë elektrike dhe gazin natyror, ka bërë me dije ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi në rrjetin social “Facebook” pas Takimit Ministror të Komunitetit të Energjetikës që u mbajt sot në Baden të Vjenës.

“Kemi përgatitur legjislacionin kyç në fushën e energjetikës, ku përfshihen masa reformuese për përmbushjen e synimeve të strategjisë së energjisë në përputhje pakon e tretë të Direktivave për energjinë elektrike dhe gazin natyror. Dhe, në një periudhë shumë të shkurtër kohore kemi arritur zbatimin praktik, janë nënshkruar Marrëveshjet për të drejtën e përdorimit të premive nga termocentralet fotovoltaike me një kapacitet total të instaluar afërsisht 160 MW”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e derivateve Petrol Company edhe në këtë festë ofron…