Bellingami si Ronaldo në vitin 2009

29 gusht 2023 | 11:43

Jude Bellingham, përforcimi kryesor i Realit të Madridit këtë verë, ka pasur një start të shkëlqyer të sezonit, duke shënuar katër gola në tre fitoret e arritura nga skuadra e Carlo Ancelottit, një fillim si ai i Cristiano Ronaldos në vitin 2009.

Pavarësisht se nuk është sulmues, Bellingham, i ardhur nga Borussia Dortmundi, është bërë standardi kryesor në startin e La Ligas për Realin, i cili kryeson tabelën me pikë të plota.

Ajo kundër Celta Vigos ishte fitorja më e vështirë për Realin që u nderua pikërisht nga 20- vjeçari. Fillimi i tij në Madrid përkon me atë të lojtarit që theu të gjitha rekordet e golave të klubit madrilen, Cristiano Ronaldo, i cili në debutimin e tij në vitin 2009 gjithashtu shënoi katër gola në tri javët e para të skuadrës që asokohe drejtohet nga Manuel Pelegrini.

Lojtari aktual i Al-Nassr shënoi një penallti kundër Deportivo (3-2), një tjetër në fitoren në Barcelonë kundër Espanyolit (0-3) dhe një dygolësh kundër Herez në “Bernabeu” (5-0).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se muajt në…