Bellingham: E shoh veten te Reali edhe për 10-15 vite

20 tetor 2023 | 10:41

Mesfushori anglez Jude Bellingham e ka nisu në mënyrë të shkëlqyer sezonin te Reali i Madridit dhe synimi i tij është që të jetë pjesë e kësaj skuadre edhe për shumë vite.

20-vjeçari i kushtoi Realit 103 milionë euro, por kjo shifër mund të rritet deri në 130 milionë euro në varësi të golave që do të shënon mesfushori.

“Reali i Madridit është klubi ku unë dua të qëndroj për 10 ose 15 vitet e ardhshme të jetës sime. Më pëlqen të jem këtu dhe jam përmirësuar shumë që kur kam ardhur, nuk kam asnjë dyshim”, ka thënë Bellingham, i cili me pas e falënderoi trajnerin Calro Ancelotti për mënyrën se si po e trajton.

“Ancelotti më tha se pozicioni në të cilin luaj tani është ai ku më sheh. Më pëlqen liria që ai më jep dhe të qenët i rrethuar nga lojtarë me aq shumë cilësi më çon në një nivel tjetër”, ka shtuar Bellingham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një pauze dyjavore, futbolli i Kosovës rikthehet me ndeshjet…