Benzema në histori të Realit

01 shkurt 2019 | 15:29

Fillimi i sezonit nuk ishte i lehtë për Karim Benzemanë, mirëpo ai është rikthyer të shënojë rregullisht. Francezi realizoi 2 herë në Kupën e Mbretit.

Tashmë sulmuesi regjistron 209 gola, duke parakaluar në këtë renditje Hugo Sanchezin.

Pas 446 ndeshje të luajtura 31-vjeçari është futur në historinë e madrilenëve si futbollisti i gjashtë që ka realizuar më shumë. Ai është në ndjekje të Pushkas, i cili ka shënuar 242 gola. Renditja kryesohet padyshim nga Cristano Ronaldo me 451 gola, i ndjekur nga Raul me 323 dhe Di Stefano me 308 gola.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KHF Istogu nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”…