Beqaj: Këto janë masat që mund të marrë Serbia nëse Kosova s’e heq taksën

29 maj 2019 | 00:28

Analisti politik, Belul Beqaj, ka parashikuar disa veprime që mund të marrë Serbia, si kundërmasë e paralajmëruar e saj në rast se Kosova nuk heq taksën ndaj mallrave serbe, deri më 1 korrik.

Beqaj ka numëruar se si pikë e parë Serbia do të marrë veprime si ky i fundit, me arrestimin e Marjan Gjokës, në Serbi.

“Nga ana tjetër, fushata e mohimit të shtetit, e krimeve në Kosovë do të thellohen edhe më shumë, dhe do të bëhet më e ashpër në raport me Kosovën, në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Beqaj.

Ai ka thënë se po ashtu Serbia do të avancojë në një nivel më të lartë instrumentalizimin e Listës Serbe në Kosovë, sidomos me katër komunat veriore.

“Dëgjova dika që tha se le të dorëhiqen ne i organizojmë zgjedhjet sërish. Nuk është zgjidhje ajo, sepse ne duhet të bëjmë shtet efektiv. Nëse ne duam që ta funksionalizojmë në tërësi shtetin, e shteti është funksional vetëm kur i tillë është në tërësi, atëherë duhet ta funksionalizojmë edhe pushtetin lokal në veri”, ka thënë ai në “Interaktiv” të “KTV”-së.

Kur ka folur për taksën, ai ka ripërsëritur qëndrimin se “taksa ka qenë një budallaki e vogël, e cila duhet respektuar se në ndërkohë është kthyer si një pengesë e një budallakie të madhe, që është prekja e kufirit”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, beson se skuadra e tij…