Beqiraj arrin marrëveshje me Deçiqin

01 shkurt 2022 | 15:16

Reprezentuesi i Malit të Zi, Fatos Beqiraj ka arritur marrëveshje me klubit shqiptar Deçiqi në ligën elitare të Malit të Zi.

Sulmuesi nga Peja, Beqiraj iu bashkua Deçiqit nga Astana si lojtar i lirë në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Kështu në moshën 34-vjeçare dhe 12 vite më vonë, Beqiraj u kthye në futbollin malazez te klubi shqiptar i Tuzit, një qytet me vetëm katër mijë banorë. Deçiqi është i dyti në tabelë në kampionatin malazez, por ngel plot tetë pikë mbrapa liderit Sutjeska.

Beqiraj, i cili u lind dhe u rrit në Pejë dhe luajti për Shqiponjën dhe Besën, është lojtari me më së shumti paraqitje për Kombëtaren e Malit të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një makinë me katër persona ka humbur kontrollin paraditen e…