Berardi mbetet jashtë ‘Euro 2024’
                03 mars 2024
                |  22:23
            
        Sulmuesi i Italisë, Domenico Berardi do të humbë Euro 2024 pas një lëndimi në këmbën e djathtë gjatë humbjes së Sassuolos në Serie A nga Verona 0:1. 29-vjeçari sapo ishte kthyer pas një muaji e gjysmë në fushë për shkak të lëndimit.
Mungesa e Berardit është një pengesë e madhe për “Azzurët” dhe Sassuolon, e cila po lufton për të shmangur rënien në nivelin e dytë të garave. Humbja e lë Sassuolon në vendin e parafundit në Serie A, me 20 pikë nga 27 ndeshje.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        