Berisha kërkohet nga Leeds United

25 korrik 2022 | 11:41

Leeds United është futur në garë për ta transferuar Mërgim Berishën. Futbollisti shqiptar është vënë në listën e transfereve të Fenerbahçes dhe është në kërkim të klubit të ri.

Mediumi turk “Tenisafak” raporton se klubi i Premierligës e ka bërë një ofertë prej 2 milionë eurosh për sulmuesin nga Suhareka.

Leedsi është në kërkim të lojtarëve pas largimeve të yjeve si Kalvin Phillips e Raphinha. Ndërkohë, Fenerbahçe i kërkon 5 milionë euro për kartonin e përfaqësuesit U-21 të Gjermanisë. Interesim për Berishën së fundmi ka shfaqur edhe klubi gjerman, Stuttgart.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eden Hazard ka folur në lidhje me çmimin më prestigjioz…