Berisha kërkon nga Kurti t’i shkarkojë Sveçlën dhe Haxhiun

01 dhjetor 2022 | 14:52

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta shkarkojë nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kërkesa e Berishës vjen pas rastit tragjik, ku në oborrin e QKUK-së mbrëmë është vrarë një grua shtatzënë  nga ish-bashkëshorti i saj.

“Duhet ministrat e linjës ligjore dhe të zbatimit të tyre, të sigurisë e rendit pra i punëve të brendshme, z. Sveçla dhe drejtësisë znj.Haxhiu, të japin dorëheqje.  Duhet ta bëjnë si akt moral e ligjor, si normë e sjelljes, përgjegjësisë dhe moralit njerëzor. Si akt ligjor të paktën meqë po thuhet se ka kenë nën statusin e të mbrojturës. Duhet ta bëjnë me vetëvendim apo të shkarkohen nga ana e kryeministrit, meqë në Kosovë kanë japë dorëheqje për raste të deliktit verbal, siç ishte ajo e ministrit Jabllanoviq”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Rritja e dhunës në familje si shkak i keqmenaxhimit të institucioneve

Akti i shëmtuar terrorizues i vrasjes së shtatzënës, në hapësirat ku po shkonte për të lindur është i pa tolerueshëm për ne si shoqëri dhe si shqiptarë.

Gruaja ka status të veçantë ligjor sot, por edhe kanunor dje, prezenca e saj ka sfiduar e ndalë edhe armën e motivuar për vrasje.

Varfërimi i qytetarëve dhe thëllimi i krizës sociale, ambientin që e ka krijuar qeveria, humbja e perspektives së familjes, e njerëzve, degradimi i vlerave nacionale e morale nga kjo klasë politike, rritën si pasoj edhe dhunën në familje si shkak i keqmenaxhimit të institucioneve.

Duhet ministrat e linjës ligjore dhe të zbatimit të tyre, të sigurisë e rendit pra i punëve të brendshme, z. Sveçla dhe drejtësisë znj.Haxhiu, të japin dorëheqje.

Duhet ta bëjnë si akt moral e ligjor, si normë e sjelljes, përgjegjësisë dhe moralit njerëzor. Si akt ligjor të paktën meqë po thuhet se ka kenë nën statusin e të mbrojturës.

Duhet ta bëjnë me vetëvendim apo të shkarkohen nga ana e kryeministrit, meqë në Kosovë kanë japë dorëheqje për raste të deliktit verbal, siç ishte ajo e ministrit Jabllanoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit