Berisha konsiderohet i tepërt në Torino, kjo pritet të jetë e ardhmja

03 shkurt 2023 | 16:10

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha vazhdon të mbetet në treg. Torino e konsideron portieri shqiptar të tepërt sidomos pas deklaratave të tij mes nëntorit dhe dhjetorit kur hapi çështjen duke kërkuar të largohej për të luajtur më shumë.

Pista që të çonte te Southamptoni u avullua përpara se të kthehej në negociata dhe tani ai mbeti te Torino pa u konsideruar më nga trajneri dhe klubi.

Megjithatë, kontrata e tij me vlerë 800 mijë euro në sezon deri në vitin 2024, peshon shumë dhe për këtë klubi italian po shikon nga tregu turk me shpresën për të gjetur një ekip për Berishën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tani kanë…