Berisha: Synojmë tri pikë kundër Qipros

02 qershor 2022 | 12:02

Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Valon Berisha ka thënë se ekipi është i bashkuar dhe se synim është fitorja në ndeshjen ndaj Qipros. Kosova sonte nga ora 18:00 përballet në Larnaca me Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Shumica e skuadrës është e re në moshë. Dihet se është një moment shumë i rëndësishëm për ne. Kemi një trajner të ri, por edhe lojtarë të rinj. Kemi folur që nga dita e parë që të japim më të mirën, në mënyrë që në këto ndeshje të marrim rezultate të mira”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se ëndërr e çdo futbollisti të Kosovës është kualifikimi në një Evropian apo Botëror.

“Do të jetë një ndeshje vështirë. Jemi përgatitur mirë, por qëllimi është ta nisim mbarë këtë cikël të ri. Besoj se është momenti që ne të arrijmë diçka të madhe. E kam një ëndërr, siç e kanë edhe bashkëlojtarët e mi dhe do të mundohemi të arrijmë të kualifikohemi në Evropian apo Botëror. Me ardhjen e përzgjedhësit të ri, ka ardhur edhe një frymë e re. Ndeshja ndaj Qipros është shumë e rëndësishme të fitohet”, ka shtuar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vazhduar takimet…