Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe Bosnja

18 nëntor 2019 | 15:53

Vetëm gjashtë milionë euro është vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina që janë importuar në Kosovë për një vit, që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind për produktet e këtyre dy shteteve.

Kështu ka bërë me dije në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, drejtori i përgjithshëm i Doganës se Kosovës, Bahri Berisha.

Ai ka treguar se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar importi nga këto dy shtete ka qenë 520 milionë euro.

“Ne kemi pasur rreth 450 milionë euro vlerë të importit të produkteve nga Serbia dhe 85 milionë nga Bosnje e Hercegovina. Tashmë po bëhen një vit nga vendosja e masës mbrojtëse ndaj këtyre vendeve dhe gjatë kësaj periudhe njëvjeçare ne kemi pasur rreth 99 për qind vlerë të importit më pak nga këto dy vende. Nëse e përkthejmë në vlerë nominale, tregon se kemi rreth 440 milionë euro më pak import nga Serbia dhe 80 milionë euro import më pak nga Bosnja Hercegovina. Do të thotë, krejt importi që kemi pasur gjatë kësaj periudhe është rreth 6 milionë euro nga këto dy vende. Ndërkaq, para vendosjes së taksës kemi pasur 520 milionë euro nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i proceseve politike në vend, Artan Murati, e konsideron…