Besa Famgas, kampione te juniorët

04 qershor 2023 | 20:43

Besa Famgas është kampione e Kosovës në grupmoshën e juniorëve. Ekipi pejan në finale të ligës së juniorëve e mposhti Prishtinën me rezultat 43:33.

Ndeshja vendimtare e Final4 të ligës së juniorëve u zhvillua të dielën pasdite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Besa nisi herët shkëputjen në rezultat dhe në minutën e 14-të rezultati ishte 13:5. Prishtina u afrua, por jo mjaftueshëm sa për të rrezikuar avantazhin   e pejanëve. Në pjesën e dytë Prishtina u afrua në tri gola, por Besa sërish bëri shkëputje dhe më pas nuk kishte telashe për ta kontrolluar lojën deri në fund. Edonis Hajra i shënoi 12 gola për Besa Famgasin.

Nga nëntë i kishin Amar Muqolli e Olsi Mulaj, derisa shtatë i realizoi Drin Radoniqi. Te Prishtina 12 gola i shënoi Elion Goçi. Lum Xhemajli shtoi shtatë gola, ndërsa gjashtë i kshte Edon Shaqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arieta Mjeku Azizi Sikur të gërmoja në tokën e…