Besa në raundin e tretë përballet me Boracin  

25 nëntor 2020 | 16:04

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, do të përballet me Boracin e Banjallukës në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Shorti për këtë fazë të garave është tërhequr të mërkurën.

Ndeshja e parë luhet më 12/13 dhjetor në Pejë, kurse e kthimit një javë më vonë në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës.

Besa Famgas ka shkëlqyer në raundin e dytë të Kupës Evropiane, duke shënuar dy fitore të thella ndaj Bosna Visoko, skuadrës tjetër boshnjake. Të dy ndeshjet ishin luajtur në Pejë.

Besa Famgas ka pretendime për të shkuar përtej raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka një portier të mirë në radhët e veta,…