Besa përforcohet me dy hendbollistë nga Mali i Zi

15 shtator 2021 | 17:06

KH Besa Famgas është përforcuar me dy hendbollistë mjaftë cilësor nga Mali i Zi, Balsha Raçiq dhe Denis Shabanoviq.

Klubi pejan ka bërë me dije se pritshmeritë janë të mëdha nga hendbollistët në fjalë për garat evropiane që fillojnë në muajin tetor.

“Skuadra jonë po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri dhe në të njëjtën kohë po kompletohet me lojtarë. Kemi nënshkruar me dy hendbollistë nga Mali i Zi, alot Balsha Raçiq dhe Denis Shabanoviq. Bëhet fjalë për lojtarë cilësorë që do ta ndihmojnë skuadrën për të realizuar synimet që kemi. Kontributi i tyre pritet të jetë i madh edhe në ndeshjet evropiane, që i fillojmë muajin tjetër”, thuhet në njoftimin e KH Besa Famgas.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Votuesit në shtetin perëndimor amerikan të Kalifornisë refuzuan një përpjekje…