Besim Halilaj merr titullin “Doktor i shkencave sportive”

20 nëntor 2019 | 11:42

Besim Halilaj ka mbrojtur tezën e doktoratës në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin Shtetëror të Malit të Zi dhe me këtë rast ka marrë titullin “Doktor i shkencave sportive”.

Halilaj, përpos që është ligjërues në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sporteve (FEFS), është edhe kryetar i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës.

Njoftimin për mbrojtjen e temës së doktoratës të dr. Besim Halilajt e ka bërë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, Amir Tahiraga në faqen zyrtare të FGjK-së.

Postimi i plotë i FGjK-së:

Sot, më datë 19/11/2019, FGjK-së iu shtua edhe një doktor shkence. I urojmë kryetarit të FGjK-së, z. Besim Halilaj, mbrojtjen e titullit “Doktor shkence në sport”. Urime dhe suksese!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 30-vjetorin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për…