Betohen deputetët e legjislaturës së tetë

22 mars 2021 | 11:29

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së tetë kanë dhënë betimin.  Në këtë seancë kanë marrë pjesë 114 deputetë.

Pas betimit, Kuvendi pritet të zgjedhë kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët e këtij institucioni.

Kuvendi i Kosovës ka 120 deputetë. Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka 58 deputetë, PDK-ja 19, LDK-ja 15, AAK-ja 8 dhe  minoritetet 20 deputetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Glauk Konjufca pritet që sot të emërohet në njërën nga…