Biden i shkruan letër Vuçiqit: Normalizo marrëdhëniet me Kosovën

20 maj 2022 | 22:49

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për marrjen e mandatit të dytë si president.

Biden, veç tjerash, ka kërkuar nga Vuçiqi që të bëjë kompromise për të normalizuar, siç kërkoi ai, shpejt marrëdhëniet me Kosovën.

“Me përfundimin e zgjedhjeve, unë inkurajoj Serbinë të bëjë përparim në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromisin kur është e nevojshme – për të normalizuar shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut të sponsorizuar nga BE”, citohet letra e Bidenit nga mediat serbe.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, vijon më tej letra e presidentit amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teatri Kombëtar i Kosovës anëtarësohet në Rrjetin Evropian të Teatrove…