‘Bild’ zbulon të ardhmen e Mbappes, kontratë 5-vjeçare dhe 70 milionë euro në vit

25 janar 2024 | 11:41

Një version në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez Kylian Mbappe ka dhënë e përditshmja gjermane “Bild”.

“Mbappe do të transferohet në Madrid në fund të këtij sezoni”, shkruan “Bild” duke zbuluar edhe detaje të tjera. Sipas të përditshmes gjermane, Mbappe dhe Real Madrid, kanë gjetur akord total për këtë transferim, mbetet vetëm të përcaktohet detajet që kanë të bëjnë me pagën e tij.

“Bild” shton se Mbappe do të firmos një kontratë 5-vjeçare nga ku do të përfitojë 70 milionë euro kesh, plus 5 bonuse, në vit. Gjithashtu, Reali do të paguajë menjëherë kesh 100 milionë euro të tjera në momentin që Mbappe do të hedh firmën mbi kontratë, bonusi i mirënjohjes siç njihet në botën e futboll. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha dhe shumave marramendëse që i ka ofruar sheiku Al Khelaifi, Mbappe ka vendosur të ndryshojë ambient.

Me fanellën e PSG-së, Mbappe ka fituar 5 herë titullin në Francë, 2 Kupa Lige, 3 Kupa France, 4 Superkupa, por as kaq nuk mjafton për Mbappe i cili kërkon me çdo kusht të fitojë Ligën e Kampionëve dhe “Topin e Artë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëpunimi në politikën e jashtme, thellimi i bashkëpunimit mes dy…