Biznesmenë nga Gjermania e Zvicra takohen me Bahtirin për investime milionëshe në Mitrovicë

12 prill 2018 | 11:11

Përfaqësues të lartë nga kompania “RPP-Germany”, Safet Sadiku dhe Avni Nasufoski, janë pritur të mërkurën nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilët ka biseduar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve në këtë komunë.

Fillimisht kryetari Bahtiri ka falënderuar të pranishmit për interesimin për të investuar këtu dhe në Kosovë, dhe pastaj i ka njoftuar më pas me kushtet që ofron Komuna e Mitrovicës për investitorët e huaj.

Në fjalën e tij përfaqësuesi për Ballkan, Nasufoski pasi ia ka dorëzuar biznes planin kryetarit Bahtiri, e ka njoftuar atë edhe me projektin energjetik i cili ka për qëllim, grumbullimin dhe riciklimin e plehrave dhe prodhimin e energjisë.

Nasufoski ka theksuar se ky projekt me rastin e realizimit në qytetin e Mitrovicës parashikon investime mbi 25 milionë euro, ndërsa në nivel të Kosovës rreth 100 milionë euro.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se Komuna e Mitrovicës ofron kushte dhe lehtësira shumë të mëdha për të gjithë ata që synojnë të investojnë në projekte të ndryshme, duke përmendur me këtë rast dhënien e tokës falas, pastaj edhe lehtësirat tjera tatimore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga shkollat në Britani ka njoftuar se do t’i…