Blerim Reka: Pompeo vendosi parimin që i mungonte ‘Dialogut të Brukselit’: Reciprocitetin

22 gusht 2019 | 12:15

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka deklaruar se për vetëm një muaj artileria e rëndë diplomatike vendosi parimin që i mungonte plotë shtatë vite ‘Dialogut të Brukselit’: Reciprocitetin.

Ai ka thënë se përderisa Macroni kërkoi ndryshimin e preambulës së Kushtetutës serbe dhe vazhdimin e dialogut si dy shtete, Quinti kërkoi lëshime reciproke, por nga dy shtetet; kurse Pompeo kërkoi  një marrëveshje finale me njohje reciproke  midis dy shteteve.

“Për vetëm një muaj, artileria e rëndë diplomatike vendosi parimin që i mungonte plotë 7 vite ‘Dialogut të Brukselit’: Reciprocitetin. Macroni, kërkoi ndryshimin e preambulës së Kushtetutës serbe dhe vazhdimin e dialogut si dy shtete. Quinti, kërkoi lëshime reciproke por nga dy shtetet; kurse Pompeo, një marrëveshje finale me njohje reciproke  midis dy shteteve. Ku mbet Mogherin-i?”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Për vetëm një muaj, artileria e rëndë diplomatike vendosi parimin që i mugonte plotë 7 vite “Dialogut të Brukselit”:…

Gepostet von Blerim Reka am Donnerstag, 22. August 2019

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, i…