‘Blick’: Frei mund ta marrë drejtimin e Kosovës

15 tetor 2021 | 13:55

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit të Bernard Challandes.

Federata e Futbollit ë Kosovës vendosi ta pushojë nga puna teknikun zviceran për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Lidhur me trajnerin e ri të Kosovës, gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka raportuar se legjenda e Përfaqësueses së Zvicrës, Alexander Frei mund ta marrë drejtimin e “dardanëve”.

42-vjeçari aktualisht është duke udhëhequr skuadrën nga Challange League, FC Wil, derisa më herët ka udhëhequr edhe grupmoshat e Baselit dhe ka qenë drejtor sportiv te Luzerni.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e vizitës në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së…