Boksierët mbushin ‘bateritë’ në Durrës për turnet ndërkombëtarë

15 janar 2021 | 08:54

Federata e Boksit e Kosovës vazhdon sipas planprogramit të paraparë për përgatitje e Përfaqësueses së Kosovës.

Kësisoj boksierët (seniorë dhe të rinj – Youth 17-18-vjeçar), po vazhdojnë të përgatiten në Durrës. Këto përgatitje janë të mirëseardhura para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim. Kosova në muajin tjetër, nga 7 deri më 13 shkurt, merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Bocskai Istvan Memorial” për senior në Debrecen (Hungari), derisa më 13 shkurt do të mbahet turneu ndërkombëtar “Pavarësia” në Prishtinë.

Ndërsa për katër ditë nga 16 deri më 22 shkurt, boksierët e Kosovës do të jenë pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar “Adriatic Pearl” për të rinj (youth) në Budva (Mali i Zi), kurse nga 21 deri më 28 shkurt boksierët seniorë në të dyja kategoritë marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Strandja” në Sofie (Bullgari). Pastaj do të jetë kampionati ballkanik për seniorë në të dyja konkurrencat në Zagreb (Kroaci).

Ndërkohë nga 7 deri më 12 mars zhvillohet turneu ndërkombëtar “Istambul Bosphorus” për boksierët dhe boksieret seniore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse jeni lodhur me Facebook dhe Twitter, sidomos pas zhvillimeve…