Boksieri shqiptar Faton Vukshinaj sfidon për meç dyshen Marku e Haxhi Krasniqi

15 gusht 2022 | 21:55

Të fundit e nokautoi kështu.

https://fb.watch/eWnxzQzNkN/

E fat të njëjtë, boksieri shqiptar Faton Vukshinaj thotë se do të kenë edhe krejt kundërshtarët e tij të ardhshëm që dalin në ring karshi tij.

“Qëllimin e kam të jem kampion bote. Cdokush që më del përpara nuk e refuzoj, pa marrë parasysh çfarë boksieri është, a është shqiptar a çfarë nacionaliteti”.

Kësisoj ai nuk kursen as dy bashkombasit e tij me nam në sportin e boksit, Florian Markun e Robin Haxhi Krasniqin.

Një përballjet që do t`i donte me ta, Vukshinaj – që e konsideron vetën si boksierin më të mirë shqiptar –  është i bindur se do të dilte triumfues në fund.

“Personalisht nuk kam problem me asnjërin, u uroj fat, kur vjen puna për karrierën time, për sport, çdokush që me del përpara nuk i them jo. S`ka kush qe fiton kundër meje”.

Vetbesimin, boksieri i njohur me nofkën “Vullkani” e lidh me regjimin e rregullt sportiv që ndjek.

“Ushtroj shumë me vëllain tim. Jemi shumë të angazhuar në këtë sport. Jam që 6 vjet në boksin profesionist, nuk bëj tjetër punë. Çohem në mëngjes dhe ushtrojë deri në mbrëmje”.

Kjo edhe i është shpërblyer.

31 vjeçari është i pamposhtur në ring deri tasht, duke fituar 14 meçe – 9 prej tyre me nokaut, teksa ka edhe dy barazime.

Së fundmi ka pranuar çmimin e sportistit më të mirë të vitit 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ilir A. Tahiri Albin Kurti nuk është udhëheqësi më…