Boksieri Zogaj viziton Euroair-Direct: Me ndihmën e Gëzimit kam udhëtuar drejt kampionatit të Evropës

22 gusht 2023 | 15:10

Boksieri me famë botërore, Altin Zogaj nga Komorani i Drenicës me vendbanim në Gjermani, sot gjatë ditës ka vizituar zyrat e gjigandit të fluturimeve, Euroair-Direct.

Zogaj, është mirëpritur nga drejtori i kompanisë, Gëzim Avdija, ku është njoftuar me ecurinë dhe zhvillimet e kompanisë.

Zogaj ka shkruar se ndjehet krenar që po e viziton shokun e tij dhe kompaninë e fluturimeve, Euroair-Direct”, i cili ka treguar edhe një detaj se drejtori, Gëzim Avdija, është pjesë e së kaluarës së tij.

“Gëzimi është një pjese së kaluarës që me ka shoqëruar drejt kampionatit të Evropës me ndihmën e tij”, ka shkruar, Zogaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah mund të largohet nga skuadra e…