Bonucci: Synojmë finalen e Ligës së Kampionëve

24 tetor 2018 | 15:18

Mbrojtësi i rikthyer në skuadrën e Juventusit, Leonardo Bonucci ka bërë me dije se “Zonja e Vjetër” e synon kualifikimin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Juve mbrëmë e mposhti Manchester Unitedin me rezultat 0-1, në ndeshjen që u zhvillua në “Old Trafford”.

“Ne duam që të dominojmë në Ligën e Kampionëve. Deri më tani, kur janë luajtur gjysmat e ndeshjeve në grupe e kemi arritur diçka të tillë me sukses. Fitorja me Unitedin ishte e merituar. Ne duam që të arrijmë deri në finale, e dimë se është e vështirë, por kam besim se ne do ia arrijmë”, ka deklaruar Bonucci.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Cem Ozer ka thyer këmbën në një aksident gjatë…