Borrell do t`i njoftojë ministrat e jashtëm të BE-së për takimin Kurti-Vuçiq

21 qershor 2021 | 09:29

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, do t’i informojë ministrat e jashtëm të BE-së për raundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi, i cili u mbajt më 15 qershor në Bruksel.

Pos dialogut në këtë takim do të flitet edhe për marrëdhëniet me Turqinë dhe Rusinë, situatën në Liban, procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe takimin e fundit brenda marrëveshja bërthamore iraniane.

Çështjet kryesore me të cilat do të merren ministrat e jashtëm të BE-së në takimin në Luksemburg do të jenë Iraku, Amerika Latine dhe Bjellorusia, transmeton “KlanKosova”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet të takohen sërish me datë 25 korrik në kuadër të procesit të dialogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Besnik…