Borrell: Jam duke punuar për një takim urgjent në mes të Kurti dhe Vuçiqit

30 maj 2023 | 15:39

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka konfirmuar se është duke punuar që të organizojë një takim urgjent në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, pas ngjarjeve të dhunshme në veri.

“Presim nga palët që të veprojnë me përgjegjshmëri dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e lehtësuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme të situatës dhe të garantojnë siguri për të gjithë qytetarët.  Për këtë jam duke punuar në organizimin e një takimi urgjent të nivelit të lartë”, ka thënë ai në një konferencë për medie pas takimit me presidentin e Malit të Zi.

Borrell në këtë konferencë, ka thënë se BE-ja e dënon në termat më të fuqishëm dhunën në veri të ditëve të fundit.

Ai ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që t’i suspendojnë aktivitetet policore në veri të vendit, derisa ka bërë me dije se ka pasur një bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiqin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, ka dënuar…