Sekretarja e OSBE-së dënon dhunën në veri të Kosovës

30 maj 2023 | 15:24

Sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, ka dënuar dhunën e djeshme që ka ndodhur në veri të Kosovës.

“Dënoj fuqishëm aktet e dhunës që kanë ndodhur në veri të Kosovës. I uroj shërim të plotë të lënduarve, si ushtarëve të KFOR-it ashtu edhe civilëve”.

“Është thelbësore t’i jepet përparësi dialogut dhe të kërkohen zgjidhje paqësore për të gjithë rajonin”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukuria e fajdesë, që nënkupton huazimin e parave të cilat…