Bostoni humbet ndeshjen dhe kreun në Lindje, Miami rikthehet te fitorja

28 shkurt 2023 | 12:02

Bostoni u mund me rezultat 109-94 nga New York, një humbje që ka zbritur ekipin e Celtics nga vendi i parë në Konferencën e Lindjes, ku tashmë ndodhet Milwaukee.

Vendimtar stoli i New York, nga ku erdhën 44 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Randle me 23 pikë. Te Bostoni zhgënjyen të gjithë lojtarët “big”. Rikthehet te fitorja ekipi i Miamit, që mundi me rezultat 101-99 rivalët e Philadelphia. Jimmy Butler me 23 pikë e 11 rebound ishte lojtari më i mirë për miqtë, vendimtar në këtë fitore. Për vendasit, Embiid realizoi 27 pikë e 12 rebound, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe skuadra e Charlotte, që mposhti me rezultat 117-106 Detroitin. Rozier me 22 pikë bëri diferencën në fushë për vendasit. Ekipi i Orlandos arriti një fitore të rëndësishme ndaj New Orleans me shifrat 101-93, duke shpresuar ende për “play-off”-in. Banchero me 29 pikë ishte më i miri në fushë për miqtë.

Rezultatet

Charlotte – Detroit             117-106
Philadelphia – Miami        99-101
New York – Boston            109-94
New Orleans – Orlando    93-101

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…