Botërori i vitit 2030, Spanja vendos kandidaturën

12 shtator 2018 | 23:48

Duket larg, por vitet ikin shpejtë dhe Spanja ka hedhur kandidaturën që tani për të organizuar Botërorin e vitit 2030.

Ditën e sotme presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është takuar me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez dhe presidentin e federatës Luis Rubiales.

Për momentin sipas asaj që raporton AS dy janë hipotezat që i janë paraqitur presidentit të FIFA-s, Infantino. Hipoteza e parë është ajo për ta organizuar Botërorin e vetme ndërsa hipoteza e dytë është ajo e një kandidature të përbashkët me Portugalinë dhe Marokun.

Megjithatë federata spanjolle e futbollit po shtyn më shumë drejt kandidaturës së vetme të Spanjës, duke patur parasysh edhe rotacionin e kontinentëve që po bën FIFA për zhvillimin e Botërorëve.

Dy të radhës do të zhvillohen në Azi dhe Amerikën e Veriut, pikërisht në 2022 në Katar dhe në 2026 në SHBA-Meksikë dhe Kanada.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi shqiptar "Report Tv", ka siguruar ekskluzivisht videon e rrëmbimit…