Botohet monografia për Heroin e Kombit, komandantin Jetë Hasani

26 nëntor 2018 | 20:15

Është botuar libri monografik për Komandantin e UÇK-së, Jetë Hasani “Heroi që i bashkoi armët më UÇK-në, dhe triumfoi në batalionin e II-të, Brigada 121”.

Libri monografik i përkushtohet Heroit të kombit Jetë Hasanit, Komandantit të Rrafshit të Kosovës të Lëvizjes Guerile “Shqipët e Lirisë”, dhe Komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së në batalionin e II-të “Ruzhdi Salihu” që ishte në përbërje të Brigadës 121 “Kumanova” në Zonën Operative të Pashtrikut.

Libri hynë në mesin e atyre librave që botohen në vigjilje të festave tona kombëtare të 575 vjetorit të ditëlindjes së flamurit tonë kombëtar shqiptar të ngritur më 28.XI.1443 në Krujë nga kryeheroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në 106 vjetorin e ditëlindjes së shtetit Shqiptar, në 74 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në 63 vjetorin e ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, në 21 vjetorin e ditëlindjes së lavdishme të UÇK-së.

Në libër mund të lexoni të rejat e pathëna për veprimtarin ilegale atdhetare, dhe luftën çlirimtare të heroit Jetë Hasani, të bëmat e tij heroike kundër rrëgjimit pushtues të sllavëve të jugut, me bashkëveprimtar e bashkëluftëtarë, luajnë rol të rëndësishëm për brezat e rijnë në edukimin patriotik të tyre, duke u frymëzuar nga e kaluara jonë e lavdishme historike të heronjve dhe heroinave shqiptare, që rrugëtuan me stoicizëm të paparë në rrugën e lirisë dhe bashkimit kombëtar.

Në librin historik monografi mbi jetën dhe veprën e heroit kombëtar, Jetë Hasani, për jetëshkrimin e tij flasin shokët bashkëveprimtar e bashkëluftëtar, nëpërmjet intervistave të tyre, duke u bazuar në dorëshkrime, foto e dokumente të ndryshme të realizuara nga autorët, le të hap shtigje të reja hulumtuese të mëtutjeshme për historianët, ngase heroi Jetë Hasani, është një figurë e shquar në historinë më të re shqiptare .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen vazhdon të jetë skuadër e interesuar për futbollistin…